Festa europiane e FC Shkupit midis arenës “Todor Proeski” (VIDEO)

FC Shkupi edhe për të dytin vit me rradhë do të prezantojë Maqedoninë në Europë, shkruan “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi tregoi dhëmbët e saj mu në momentin vendimtarë, kur edhe përkundër faktit se pranoi gol në minutën e 84-të, futbollistët e saj nuk u dorëzuan,  dhe duke luftuar heroikisht në fund morrën fitoren më të ëmbël të sezonit, 2:1 përballë Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski”.

Nga minuta e 84-të kjo ndeshje dhuroi shumë emocione, lot gëzimi, por edhe lotë dëshmpërimi. Bazhe Ilijoski në minutën e 84-të bëri që “romantikët” të buzëqeshin. Në kokat e tyre në ato momente po mendohej Europa, mirëpo kur përballë ke një skuadër me zemër të madhe, si FC Shkupi, atëherë gjithçka mund të ndodh, edhe atë në vetëm pak minuta.

Festë europiane për FC Shkupin në arenën "Todor Proeski"

Festë europiane për FC Shkupin në arenën "Todor Proeski"Bashkë me festën ndiqeni edhe golat nga ndeshja Rabotniçki – FC Shkupi 1:2 (B. Ilijoski 84' – Xh. Ustabashi 88', 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.

Rezervisti Artan Veliu me një super lëvizje në zonën kundërshtare në minutën e 88-të mjaft mirë asistoi për Ustabashin në shtyllën e dytë, i cili reagoi në manirin e golashënuesve të mëdhenj, duke dërguar topin në rrjetën e Jankov për rezultat 1:1.

Ky gol ju dha krahë futbollistëve “bardhekaltër” të cilët në minutën e dytë shtesë të takimit nga gjithsej 4, gjetën edhe golin e dytë, me autorë të njëjtë sërish. Artan Veliu asistoi, ndërsa Berat Xhonatan Ustabashi shënoi, kësaj rradhe me kokë, duke bërë që i gjithë stafi të futet në terren për të festuar këtë gol, që në fund vleu dalje në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply