Infarkt ndeshje në arenën “Todor Proeski”, FC Shkupi i falet Ustabashit (VIDEO)

Një infarkt ndeshje është zhvilluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup, aty ku gjithçka interesante, sa u përket golave të shënuar, ndodhi në 6 minutat e fundit të takimit, njofton “infOSport.mk”.

Goli i Bazhe Ilijoskit në minutën e 84-të për një çast demoralizoi futbollistët e FC Shkupit, të cilët në ato momente e shihnin veten jashtë Europës, mirëpo në futboll asnjëherë nuk mund të thuash “u kry”, derisa arbitri nuk jep sinjaliln e fundit.

Goli i Bazhe Ilijoskit qe ne fund u zhvleresua nga dopieta e Ustabashit

Goli i Bazhe Ilijoskit qe ne fund u zhvleresua nga dopieta e UstabashitRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:0(B. Ilijoski 84')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.

Futbollistët e FC Shkupit luajtën rolin e vërtetë të heronjëve, pasi deri te fitorja erdhën vetëm në minutat shtesë të takimit.

Ishte dyshja Artan Veliu – Xhonatan Ustabashi, që e ngriti lartë në qiellin “bardhekaltër” skuadrën “bardhekaltër” nga Çairi, pasi kjo dyshe gjithçka morri në duart e veta.

Goool, FC Shkupi barazon ndaj Rabotniçkit

Goool, FC Shkupi barazon ndaj RabotniçkitRABOTNII – FC SHKUPI 1:1(Xh. Ustabashi 89')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.

Një lëvizje e bukur e Veliut në zonën kundërshtare i mundësoi Ustabashit që nga shtylla e dytë në minutën e 88-të të barazojë shifrat në 1:1, ndërkohë në minutën e dytë shtesë, një super harkim të Veliut, sulmuesi turk, Xhonatan Ustabashi e kurorëzoi me golin e dytë personal, kësaj rradhe me kokë, gol ky që në fund u tregua si vendimtarë në fitoren dhe kualifikimin e FC Shkupit në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Goooooool, serish eshte ai, serish Ustabashi dhe FC Shkupi siguron Europen

Goooooool, serish eshte ai, serish Ustabashi dhe FC Shkupi siguron EuropenRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:2(Xh. Ustabashi 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 26 май 2019 г.

Është ky edicioni i dytë me rradhë që FC Shkupi do prezantojë vendin në këtë kompeticion, ndërsa edhe njëherë tjetër kjo skuadër tregoi se luan më së miri pikërisht kur edhe e donë nevoja.

Foto: ekipa.mk

 

Leave a Reply