Fenerbahçe gati të transferojë Kolarovin e Romës!

Edhe pse spekulohej se Aleksandar Kolarov do të vazhdojë karrierën te Interi, si duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kjo pasi drejtuesit e “Ujkeshës romake” kanë kërkuar shumë të holla nga ana e drejtuesve “zikaltër”.

Kësisoj është hapur pista që mbrojtësi i krahut të majtë të Romës të vazhdojë karrierën në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Fenerbahçe tashmë ka arritur marrëveshje me futbollistin serb, i cili me gjigandët nga Stambolli do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 2.8 milion euro.

Leave a Reply