KHF Çair, me ambicie të mëdha për Superligë (VIDEO)

Shqiptarët janë të prirë për të qenë protagonist në të gjitha sportet jo vetëm në futbollin dhe në vendin tonë talentët dhe ambiciet për të arritur diçka edhe në sportin e hendbollit nuk mungojnë. I tillë është edhe Klubi i Hendbollit për Femra Çair, i themeluar që nga viti 2008, i vetëm shqiptar në vendin tonë dhe me shumë sakrifica. Pas shumë problemeve ndër vite, sezonin e fundit KHF Çair rikthehet në skenë, me kategoritë e reja të vajzave, duke kaluar një sezon fantastik në kategorinë e kadetëve. Ish-hendbollisti Basri Latifi që tashmë është trajneri i hendbollisteve të Çairit, e përshkruan sezonin që lamë pas, duke u ndarë i kënaqur me rezultatet dhe kualitetin e treguar të vajzave. Ndërkohë, Semia Islami është themeluesja e këtij klubi dhe e njejta tregon për fillimet dhe vështërisitë e para, duke treguar pak edhe për karakterin e vajzave dhe se sipas saj përzgjedhja e tyre është tejet e rëndë.

Materiali i plotë i përgatitur nga televizioni Shenja për KHF Çair: 

KHF ÇAIR, KLUBI I PARË SHQIPTAR QË DO TË PROMOVOHET NË SUPERLIGË!Klubi hendbollit për femra Çair, do të jetë ekipi i parë shqiptar që do të promovohet në Superligë e Maqedonisë së Veriut sezonin e ardhshëm. Themeluesja dhe kryetarja e klubit Mia Islami së bashku me trajnerin Basri Latifi besojnë në hendbollistet e tyre dhe presin që sezonin e ri të bëjnë surprizën, duke pretenduar vendet e para të renditjes.⬇️⬇️

Публикувахте от Sportmania в Петък, 14 юни 2019 г.

Leave a Reply