E bujshme, Lazim Destani gati të investojë edhe te Vëllaznimi i Gjakovës

Në klubin gjakovar, KF Vëllaznimi pritet të ketë disa risi mjaft pozitive në javët e ardhshme.Vëllaznimi nuk arriti të siguroj Superligën për edicionin e ardhshëm, por klubi nga Gjakova nuk është ndalur dhe ka filluar të mendojë menjëherë për stinorin e ardhshëm dhe risitë brenda drejtuesve.

K.F Vëllaznimi pritet që të shndërrohet në shoqëri aksionare – ku klubit do t’i bashkohet edhe një nga personat më të pasur në shqiptari, Lazim Destani.

Destani është gjithashtu pronar i klubit të njohur shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut, K.F Shkëndija.Ai njihet si një nga biznismenët më të mëdhenj shqiptarë – pasi zotëron biznese ndërkombëtare në fusha si Industria e Sherbimeve dhe Infrastrukturës, Patundshmëri, Energjetikë, Sherbime Financiare dhe Teknologji.

Ndër kompanitë më të njohura të familjes Destani është kompania Ecolog International e cila ka realizuar mbi 1,100 projekte dhe tani është aktiv në më shumë se 36 vendeZyrtari i klubit të Vëllaznimit, Besnik Gojani e ka konfirmuar këtë lajm, ku thekson se zyrtarizimi do të arrihet së shpejti.

Presidenti Cana është në fazën e fundit të bisedimeve rreth privatizimit të klubit. Mbështetje maksimale ka prej kryetarit të komunës, Ardian Gjini. Sa i përket familjes Destani – ajo pritet të zyrtarizohet këtë javë, pasi i kemi vëllezër dhe e dashurojnë Gjakovën sa Tetovën! Në javët në vijim do të dihet fati i statusit të K.F Vëllaznimit. Fuqia më e madhe e qytetit, simpatizuesit e zjarrtë e përkrahin maksimalisht këtë iniciativë” , ka konfirmuar zyrtari i klubit të Vëllaznimit, Besnik Gojani për ‘GazetaBlic‘.

Vlen të theksohet se kryetari i komunës së Gjakovës dhe asambleja komunale kanë shprehur gatishmërinë që klubi t’i besohet familjes Cana.

Klubi pritet të shndërrohet në shoqëri aksionare në mes komunës dhe familjes Cana, ku do të ndërlidhet edhe familja Destani.

Leave a Reply