Bujamin Asani mes Shqipërisë dhe Kosovës

Bujamin Asani ka mbyllur aventurën me Pobedën e Prilepit ku luajti 6 muajt e fundit të sezonit 2018/19 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë dhe tashmë është futbollist i lirë. Skuadra nga Prilepi sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Dytë të vendit, mirëpo jo edhe Asani, që ka ambicie dhe pretendime tjera të vazhdojë të mbetet në mesin e ekipeve që garojnë në elitë.

Futbollisti nga Shkupi mund ta vazhdojë karrierën edhe jashtë vendit, ku për momentin ka interesim nga disa skuadra të Superligës së Kosovës dhe një nga ajo e Shqipërisë. Por Bujamin Asanin si duket më shumë e joshin skuadrat kosovare dhe kampionati i tyre, që viteve të fundit pas pranimit në UEFA dhe FIFA gjithnjë po shënon progres, duke ecur para me investime e sponsor, e ku shumica e klubeve po mbajnë një nivel të mesëm në dhënien e pagesave të futbollistëve, ku shumica lojtarëve që kanë luajtur deri më tani nga vendi ynë, janë ndarë të kënaqur.

Mbetet që ditëve në vijim 30 vjeçari të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij, ku nuk përjashtohet mundësia që të firmos edhe më ndonjë prej skuadrave nga vendi.

Bujamin Asani gjatë karrierës së tij ka luajtur me Rabotniçkin, Shkupin, Ferizajin, UTA Aradin, Kapazin dhe Skopjen./InfOSport.mk

Leave a Reply