Mikpritje e madhe për djaloshin e “artë”, Besir Alili (FOTO+VIDEO)

Një mikëpritje e madhe i është bërë sot kampionit të Europës, Besir Alili, i cili sot u rikthye në vendin tonë bashkë edhe medaljen e artë nga Italia, aty ku për gjatë javës që shkoi u mbajt Europiani për kadetë, njofton “infOSport.mk”.

Alili u shpall kampion në kategorinë deri 48 kg, pasi në finalen e madhe mundi armenin Harutyun Hovhannisyan.

Është kjo medalja e parë e artë për Maqedoninë e Veriut nga një europian në mundje, ndërsa e gjithë kjo bëri që sot Alilin në sheshin “Skënderbeu” ta mirëpresin edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Petar Shilegov, nënkryetari Enver Maliqi, pastaj kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i vjetër, Izet Mexhiti, Ejup Ademi, Artan Grubi, por edhe shumë qytetarë, që kishin dalë rrugëve të Shkupit për të mirëpritur kampionin më të ri të vendit tonë.

Ai drejt sheshit “Skënderbeu” erdhi me autobusin panoramik, me të cilin bëri ca xhiro nëpër rrugët e qytetit, duke viztuar lagjet si Fushë Topana, Xhon Kenedi, Çair, për tu ndalur në stacionin e fundit Çairçanja, aty ku edhe Besiri ndoshta muajve të kaluar ka kaluar kohën më të madhe, duke u stërvitur në palestrën e KM Liria.

🔥🔥🔥🔥Kthehet në shtëpi KAMPIONI BESIR ALILI

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 24 юни 2019 г.

 

Leave a Reply