Struga Trim Lum nis përgatitjet me 3 afrime dhe 3 largime

Struga Trim Lum sot edhe zyrtarisht ka ndezur motorët për sezonin e ri futbollistik, kur për herë të parë do të garojë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Nën drejtimin e trajnerit Jeton Beqiri, me 3 emra të ri, por edhe me 3 mungesa nga sezoni i fundit në Ligën e Dytë, struganët startuan përgatitjet në Ladorishtë, ku vërehej prezenca e dy sulmuesve të ri, Emran Ramadani dhe Hristijan Kirovski, por edhe e portierit Urosh Gjuriq, i cili gjatë stinorit pranveror ishte pjesë e Renovës.

Ndërkohë munguan Altin Loga, mbrojtësi Aleksandar Vasilev dhe portieri Ilçe Petrovski.

Ndryshe skuadra në Strugë do të qëndrojë deri me 16 korrik, ku ka paraparë edhe 3 ndeshje miqësore, që më pas të transferohet në Bansko të Bullgarisë, aty ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve dhe gjithashtu disa ndeshje me skuadra nga jashtë Maqedonisë.

Leave a Reply