Elmas rikthehet në Stamboll: Nuk di asgjë për transferimin te Napoli

Duke pritur që të kompletohet transferimi i tij te Napoli, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut Elif Elmas është rikthyer në Stamboll. 19 vjeçari ka thënë së është rikthyer në Turqi për t’iu bashkuar ekipit të Fenerbahçes për përgatitjet në sezonin e ri.

“Nuk di asgjë për transferimin, këtu jam për të nisur me përgatitjet te Fenerbahçe” ka komentuar shkurt Elif Elmas sot në aeroportin e Stambollit.

Mediat italiane gjatë ditës së djeshme raportuan se Napoli dhe Fenerbahçe kanë arritur akordin për Elmasin dhe se ky i fundit pritej që sot të kalojë vizitat mjekësore në Itali që më pas të prezantohet te Napoli si lojtar i ri. Gjthsesi ditëve në vijim pritet të qartësohet e ardhmja e talentit nga Shkupi edhe pse me shumë gjasa sezonin e ri do ta shohim në Serinë A italiane.

 

 

Leave a Reply