Osmani shënoi në disfatën e Struga Trim Lum ndaj kampionëve të Altin Asir

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme në Bansko të Bullgarisë ka zhvilluar edhe takimin e dytë kontrollues, pas atij kundër skuadrës rumune të FC Dunarea Calarasi, ndaj së cilës kishte shënuar fitore 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Sot të besuarit e trajnerit Jeton Beqiri përballë kishin kampionët e Turkmenistanit, Altin Asir, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 2:1.

Golin e vetëm në këtë përballje për skuadrën strugane e realizoi shkupjani, Florent Osmani, i cili njëherit kishte shënuar edhe në përballjet ndaj Sileksit (1:1)  KEK-ut (7:0).

Ndryshe ishte kjo ndeshja e 5-të kontrolluese për skuadrën strugane, që në Ohër në ndeshjen e saj të parë kontrolluese kishte Vardar Forinën me rezultatin 6:1.

Leave a Reply