Ibraimi: Nesër të flasim në fushë

Futbollistët e Shkëndijës nga ora 18:00 u stërvitën në “Stade Josy Barthel”, aty ku nesër do të zhvillojnë edhe takimin e kthimit në kuadër të raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa përballë kampionëve të Luksemburgutu, Dudelanzh, njofton “infOSport.mk”.

Stafi teknik me në krye trajnerin Qatip Osmani, realizuan stërvitjen e fundit para takimit të nesërm që luhet me fillim nga ora 17:55.

Agim Ibraimi, i cili para stërvitjes foli në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë, tha se nesër me gjithë bashkëlojtarët duhet të kenë fjalën kryesore në fushën e blertë, aty ku me përpikmëri do të duhej ti zbatonin urdhërat e trajnerit Osmani, nëse dëshirojnë të vazhdojnë aventurën europiane.

“Detyrën tonë duhet ta bëjmë në fushë. Nëse zbatojmë detyrat që do të na japë stafi teknik, jemi ne ata që e vendosim lojën në terren. Normal se nuk është situatë e mirë kur mungon goli nga loja, por e përsëris se në këto kompeticione nuk ka lidhje nëse shënojmë nga penaltia apo gjuajtjet e lira, me rëndësi është të kalojmë në raundin e ardhshëm. Ne krijojmë shumë shanse, besoj nesër të jetë dita kur do të vijë në shprehje edhe realizimi. Personalisht besoj të kalojmë në raundin e tretë” – tha Agim Ibraimi.

 

Leave a Reply