Milot Rashica merr çmimin e lojtarit më të mirë nga Verder Bremeni

Werder Bremeni i dorëzoi Milot Rashicës çmimin “Lojtari i sezonit 2018/19” para mijëra fansave në “Ditën e Tifozëve”. Sulmuesi i përfaqësues së Kosovës, i njohur me nofkën “Raketa” në mesin e mbështetësve të Werderit, ka spikatur me performancën e tij gjatë sezonit të kaluar.

Nëntë golat e shënuar në Bundesligë ndaj skuadrave të tilla si Augsburg, Leverkusen, Mainz, Leipzig etj. Ndërsa e veçanta është se në të gjitha rastet kur ka shënuar Rashica Werderi ka fituar, dhe kjo e bënë 23-vjeçarin një nga lojtarët më të rrezikshëm në Bundesligë. Rashica është në kërkim të përmirësimit të rekordit të tij prej 14 golash të shënuar në total gjatë sezonit të kaluar.

 

Leave a Reply