Golat nga ndeshja FC Shkupi – Makedonija GJ.P (VIDEO)

FC Shkupi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2:2 në kontrolluesen e tretë dhe të fundit që e kishte në program në kuadër të fazës përgatitore. Çairasit e mbyllën me negativë 0:2 pjesën e parë të takimit, me golat që u shënuan nga dy shqiptarët e skuadrës nga Gjorçe si Emini dhe Vosa.

Ndërkohë në pjesën e dytë bardheblutë zhvilluan lojë më të mirë, duke shënuar edhe dy gola përmes Jurinas dhe Bajramit, me këtë të fundit që shënoi nga gjuajtja e lirë. Skuadra nga Çairi kishte më shumë shanse në pjesën e dytë, por nuk arritën që të konkretizojnë. Kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese për Shkupin, ndërsa ma herët luajtën edhe me Gostivarin e Prishtinën.

Leave a Reply