FC Shkupi firmos për dy vite me sulmuesin Dembo

FC Shkupi ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuexin nga Gambia, Dembo Darboe. Palët kanë arritur marrëveshje dhe kanë firmosur kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër.

“Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e FC Shkupit. Kjo është një eksperiencë e re në karrierën time si futbollist dhe do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për të ndihmuar Shkupin drejt sukseseve”, është shprehur Dembo.

Dembo vjen nga Gambia, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipet si Tallinding United, Real de Banjul dhe Asac Ndiambour. Ndërkohë nga skuadra e Çairit kanë njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Abubakar Sal dhe nga sot i njejti nuk është më pjesë e FC Shkupit.

Leave a Reply