Meritan Shabani transferohet në Premierligë!

Mesfushori shqiptar Meritan Shabani është shumë afër transferimit te klubi anglez, Vulverhempton, raporton Sky Sports.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Vulverhemptoni është afër të kompletojë transferimin e 20 vjeçarit nga Bajerni.

Shabani momentalisht gjendet në Britani për të finalizuar marrëveshjen personale me klubin anglez, pasi ajo ndërmjet dy klubeve është arritur.

Ai me këtë rast do të kryejë edhe testet mjekësore para zyrtarizimit te Vulverhemptoni.

Mesfushori sulmues ka vetëm edhe një vit kontratë me Bajernin, derisa pritet që menjëherë të bashkohet me ekipin U23 të Vulverhemptonit.

Leave a Reply