Shkupi kërkon fitoren e dytë përballë Rabotniçkit

Xhiroja e dytë në sezonin e ri të LPFM-së hapet nesër me derbin e kryeqytetit ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit. “Bardhekaltërit” nga Çairi nesër rikthehen për herë të parë këtë sezon në stadiumin “Todor Proeski” ku pikërisht përballë “romantikëve” që siguruan Europën në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, duke pretenduar fitoren e dytë në këtë sezon, pas asaj ndaj Borecit.

Të dyja ekipet kanë bërë ndryshime në skuadra, ndërsa edhe këtë sezon pretendojnë pozitat europiane.

“E nisëm sezonin me fitore dhe ashtu pretendojmë ta vazhdojmë edhe në ndeshjet e radhës të kampionatit. Kemi zhvilluar përgatitjet e duhura dhe kemi punuar gjatë javës në atmosferë mjaftë pozitive. Kundër Rabotniçkit, shkojmë për tri pikët e radhës dhe shpresojmë t’i arrijmë. Në krahasim me ndeshjen e fundit përballë Rabotniçkit që e zhvilluam si mysafir, këtë sfidë do të kemi edhe përkrahjen e tifozëve tanë “Shvercerat” në stadium, ku shpresojmë që t’i gëzojmë dhe të festojmë së bashku në fund”, shprehet mesfushori i FC Shkupit, Artan Veliu.

Takimi Rabotniçki-Shkupi zhvillohet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 17:00 dhe e njejta do të jepet drejtpërdrejt në TVM2 dhe Arena Sport.

Leave a Reply