Xheko shuan shpresat e Interit, boshnjaku rinovon kontratën me Romën

Një lëvizje e papritur ka ndodhur sonte në “Serie A”, teksa Edin Xheko ka vazhduar kontratën me Romën. Edhe pse mendohej se i njëjti do të largohej nga “Olimpiko” dhe do ti bashkohej Interit, një gjë e tillë tashmë edhe zyrtarisht nuk do të ndodh, të paktën këtë vit, pasi sulmuesi boshnjak vazhdoi kontratën me “Ujkeshën romake” deri në vitin 2022.

“Gjatë javëve të fundit e kuptova se sa klubi dëshironte të më mbante. Bisedimet me drejtuesit e klubit, puna me trajnerët, marrdhëniet me bashkëlojtarët e mi dhe dashuria e tifozëve më shtyen që edhe njëherë tjetër të bindem në atë që edhe e di, se Roma është shtëpia ime. Këtu i kemi të gjitha gjërat e nevojshme për të fituar. Jam i lumtur se do të vazhdojë të jem pjesë e kësaj skuadre” – tha sulmuesi 33-vjeçar i cili me fanellën e Romës ka 179 ndeshje dhe 87 gola të shënuar, që pas transferimit të tij nga Mançester Siti në vitin 2016-të.

Leave a Reply