Akademia Pandev vazhdon pa gabime, mund edhe Renovën (VIDEO)

Akademia Pandev ka siguruar edhe fitoren e katërt, pas 5 xhirove të para në elitën e futbollit vendor, duke vazhduar të mbajë kreun e tabelës pa asnjë disfatë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Strumica në stadiumin “Mladost” mundi Renovën me rezultatin 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Edhe pse në disa momente “gjipspunuesit” ishin më të mirë gjatë 45 minutave të para, ishte Akademia Pandev që në minutën e 32-të avansoi me golin e shënuar nga sulmuesi Marko Rajkoviç.

Pas disavantazhit të 45 minutave të para, Renova pjesën e dytë e nisi vrrullshëm, duke kërkuar golin e barazimit, mirëpo Kadriu në minutën e 48-të, e më pas edhe Gafuri në minutën e 56-të nuk arritën që të shënojnë në rrjetën e Çubrakoviç.

AKADEMIA PANDEV – RENOVA 2:0 (13.09.2019)

Momentet me te bukura dhe golat nga ndeshja, Ak.Pandev – Renova 2:0

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 13 септември 2019 г.

Në anën tjetër një rast ideal për të dyfishuar rezultatin në minutën e 61-të lëshoi kapiteni Lupçe Doriev, teksa në minutën e 88-të rezervisti Mario Krstovski në mundësinë e tij të dytë para portës kundërshtare, arriti që të mposhtë portierin Hadis Veli.

Akademia Pandev mund edhe Renoven

Akademia Pandev mund edhe RenovenAKADEMIA PANDEV – RENOVA 2:0(M. Krstovski 88')

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 13 септември 2019 г.

Me këtë fitore Akademia Pandev tashmë kryeson tabelën e klasifikimit me 13 pikë, 5 më shumë se Makedonija GJ.P e vendit të dytë, teksa Renova me 7 pikë mbetet në pozitën e katërt.

Leave a Reply