Njihuni me arbitrat që do të referojnë ndeshjet e javës së 5-të në LPFM

E shtuna në futbollin vendor do të na rezervojë 4 takimet e javës së 5-të në LPFM, ndërsa “infOSport.mk” në vazhdim ju sjellë edhe emrat e arbitrëve kryesor që do të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje.

Kësisoj ndeshjen e parë të ditës së sotme, atë midis Shkëndijës dhe Rabotniçkit që starton në ora 15:00 në Tetovë, do ta drejtojë Dejan Jakimovski nga Shkupi.

Në Çair sfidën midis FC Shkupit dhe Sileksit do ta drejtojë Dimitar Meçkarovski, arbitri nga Strumica Marjan Gocevski do të jetë kryesori në përballjen në arenën “Todor Proeski” midis Vardarit dhe Struga Trim Lum, teksa drejtësinë në ndeshjen që do të zhvillohet në Gjorçe Petrov, midis Makedonija GJ.P dhe Borecit, do ta ndajë Barton Josip.


KËTU njihuni me emrat e gjithë arbitrëve të caktuar nga ana e Komisionit përkatës pranë FFM-së.


 

Leave a Reply