Liga e Kampionëve, grupi “F”, Messi gati për Dortmundin, Interi favorit ndaj Slavia Pragës

Grupi “F” i Ligës së Kampionëve është një nga më interesantët dhe më të fortë të dalë nga goglat e shortit. Në këtë grup bëjnë pjesë Dortmundi, Barcelona, Interi dhe Sllavia e Pragës.

Ndeshja më e fortë e mbrëmjes së parë është ajo mes Dortmundit dhe Barcelonës që starton në ora 21:00.

Pritet një ndeshje me gola, teksa gjermanët kanë një mesatare 3.5 shënimi në këto sfida të para sezonale, duke fituar tre dhe humbur një ndeshje.

Ky është sezoni i katërt që Dortmund shortohet  me një ekip spanjoll në grup, ndërsa ka një rekord prej 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Ndërkaq, edhe ndeshjet e Barcelonës kanë prodhuar gola, ndërsa në tre ndeshjet e fundit në La liga janë shënuar mbi katër gola. Sakaq, lajmi më i rëndësishëm për katalansit në këtë sfidë është rikthimi në skuadër i Lionel Mesit pas dëmtimit.

Argjentinasi nuk dihet nëse do ta nisë nga fillimi ndeshjen, megjithatë do të jetë i gatshëm për çdo episod. Lojtari më formë i “katalunasve” është Ansu Fati, 16-vjeçari që ka shkëlqyer dhe ka rezultuar një surprizë e bukur për Barcelonën, ndërsa nga ana tjetër, Marko Rojsh për Dortmundit.

Sfida e dytë e grupit është ajo mes Interit dhe Sllavias së Pragës në orën 18:55. Zikaltërit e Antonio Kontes, janë të pamposhtur në shtëpi në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në këtë kompeticioni duke regjistruar 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Edhe pse për çekët do të jetë një sfidë e vështirë, Sllavia nuk nje disfatë prej 19 ndeshjesh. (VipSport.al)

Leave a Reply