“Carabao Cup”, dy super derbi në ndeshjet e 1/8 së finales

Mançester Siti, Çelzi, Arsenali, Liverpulli kaluan me lehtësi ndeshjet e 1/16 së finales së “Carabao Cup”, derisa Mançester Junajtedi fitoi ndaj Rozhdal me anë të penalltive.

Pesë gjigantët anglezë tashmë kanë mësuar kundërshtarët për 1/8 e finales, ndërsa goglat deshën që në këtë fazë të kemi dy super përballje.

Çelzi në “Stemford Brixh” do të përballet me Mançester Junajtedin, teksa Liverpulli në “Enfilld Roud” do të luaj kundër Arsenalit.

Kampionët e Sitit do të përballen me Sauthemptonin, ndërsa Leçesteri do të luajë kundër Barton Albion.

Në anën tjetër, Evertoni do të përballet me Vatfordin në “Gudison Park”, derisa Aston Villa do të përballet me Vulverehmptonin.

Leave a Reply