Egzon Bejtullai pritet nga tifozët polak

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në tokën polake para takimit të së dieles ndaj Polonisë të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020. 

Përfaqësuesja e vendit në Varshavë u prit me shumë interes, ndërsa mes tjerëve spikat edhe mbrojtësi Egzon Bejtullai që u prit nga tifozët të cilët kishin koleksionuar fotografi të tij prej vitesh si me Shkëndijën ashtu edhe me ekipin përfaqësues të Maqedonisë. Më interesant ishte fakti se tifozët kishin ruajtur momente të Bejtullait pikërisht nga toka polake kur në vitin 2017 me Maqedoninë U21, mbrojtësi i kampionëve të vendit ishte pjesë e Kampionatit Europian për të rinjë që u zhvillua pikërisht në Poloni. 

Leave a Reply