UEFA dënon sërish Serbinë!

UEFA ka ndëshkuar Serbinë për incidente raciste të tifozëve duke urdhëruar që stadiumi të mbyllet për ndeshjen e radhës në shtëpi në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Incidentet që përfshinë tifozët e Serbisë erdhën gjatë humbjes 4:2 ndaj Portugalisë muajin e kaluar. Kësisoj skuadra përfaqësuese e Serbisë ndeshjen e nëntorit kundër Luksemburgut do ta zhvillojë pa praninë e publikut.

Përveç këtij dënimi, UEFA gjobiti Federatën e futbollit serb edhe në të holla, në vlerë prej 33.250 euro.

Serbia është e 3-ta në Grupin B me 10 pikë, 1 më pak se Portugalia që është në vendin e dytë, ndërsa vallën e udhëheq Ukraina e Andrij Shevçenkos me 19 pikë.

Leave a Reply