Mesjava vjen me ndeshjet kthyese të 1/8 së finales së Kupës, e gjithë vëmendja në Tetovë

E mërkura në futbollin vendor është e rezervuar për ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Kupës, e ku pa dyshim vëmendjen më të madhe do të marrë takimi në Tetovë midis kampionëve në fuqi të Shkëndijës dhe liderit aktual, Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup u mbyll me barazimin 2:2, edhe përkundër faktit se Shkëndija avansonte me rezultatin 2:0. Për dallim nga ndeshje e parë e zhvilluar javën e fundit të muajit shtator kur skuadra udhëhiqej nga trajneri i përkohshëm, Erhan Selimi, këtë herë “kuqezinjtë” nga Tetova do të udhëhiqen nga trajneri i ri Ernest Gjoka, i cili në kampionatin tonë tashmë ka shijuar të tre rezultatet e mundshme, fitore, barazim dhe humbje.

Mbetet të shihet nëse Gjoka me Shkëndijën e tij do i’a arrijë qëllimit që të kualifikojë Shkëndijën në çerekfinale, aty ku edicionin e kaluar ishte ndalur nga Pobeda.

Sileksi dhe FC Shkupi gjithçka do të nisin nga fillimi, kjo pasi ndeshja e parë në Çair ishte mbyllur me barazim pa gola, Renova dhe Akademia Pandev nuk duhet të kenë shumë probleme për të vijuar rrugëtimin e tyre, pas fitoreve të pastërta në ndeshjet e para kundër Tikveshit (2:0), gjegjësisht Osogovës (3:0), ndërsa shumë afër ndeshjeve çerekfinale është edhe Labunishti, që si vendas kishte mundur Ohrid Lihnidos (2:0).

Njëjtë sikurse ndeshja në Kratovë, ashtu edhe në Strugë, vendasit e Struga Trim Lum dhe Borecit do të nisin gjithçka nga fillimi, Rabotniçki do të shpresojë në një fitore minimale për të kaluar Pelisterin, pas barazimit 1:1 në Manastir, ndërkohë Makedonija GJ.P para simpatizantëve të vetë do të kërkojë që të përmbys epërsinë 1:0 të Bregallnicës nga ndeshja e parë në Shtip.

Të gjitha ndeshjet e së mërkurës do të startojnë në ora 13:30.

Kupa e Maqedonisë

Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales

Shkëndija (2:2) Vardari
Sileksi (0:0) FC Shkupi
Struga Trim Lum (0:0) Boreci
Renova (2:0) Tikveshi
Rabotniçki (1:1) Pelisteri
Makedonija GJ.P (0:1) Bregallnica
Osogovo (0:3) Ak.Pandev
Ohrid L. (0:2) Labunishta

(Në kllapa keni rezultatet e ndeshjeve të para)

Leave a Reply