“Sokolat” dhe dibranët mobilizohen për të ndihmuar Korabin, brenda 30 orëve tubojnë 20 mijë dollarë

Dibranët gjithnjë janë treguar zemër gjërë, ndërsa një gjë të tillë ata dëshmuan edhe këtë herë. Kësaj rradhe me inciativë të vetë qytetarëve dhe tifo grupit “Sokolat”, u hap një fondacion përmes “gofundme.com”, me qëllim për të ndihmuar klubin e tyre të zemrës, Korabin, që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Kjo inciativë gjeti përkrahje të plotë si nga vetë qytetarët dibran, poashtu edhe nga mërgata e këtij qyteti, që në një kohë rekord prej 30 orëve mblodhi 20 000 dollarë amerikan. Vërtetë gjest ky për tu lavdëruar dhe për tu marrë shembull edhe nga të tjerët, pasi në këtë rast Dibra tregoi zemërgjërësinë, por edhe dashurinë që këta qytetarë kanë për futbollin.

80% e parave të grumbulluara dolën të jenë nga mërgimtarët, ndërsa nuk mungoi edhe përgjigja nga ana e vetë dibranëve.

Kjo inciativë e qytetarëve dibran dhe grupit të tifozëve “Sokolat” vazhdon edhe më tej, ndërsa shuma e parave të grumbulluara tashmë ka arritur shumën e 25 mijë dollarëve.

Të gjitha këto të holla të grumbulluara do të shkojnë në arkat e klubit, që drejtuesve do ju shërbejnë për pagat e futbollistëve dhe gjithë menaxhmentit të klubit, që vitin e kaluar pas plotë 13 viteve u rikthye në Ligën e Dytë.

Ndryshe Korabi pas 10 xhirove të para të sezonit aktual, ka tubuar 11 pikë dhe aktualisht zë vendin e 8-të në Konferencën e Perëndimit.

Leave a Reply