Reali nuk shfrytëzon gabimin e Barcelonës (VIDEO)

Reali i Madridit dhe Betisit barazuan pa gola në një ndeshje dinamike të javës së 12-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë skuadra e trajnerit Zinedin Zidan, nuk arriti që të shfrytëzojë gabimin dhe të zbres nga piedestali Barcelonën, që sot më herët u mund në transfertën nga Levante e Enis Bardhit.

Reali krijoi shumë raste në takimin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, mirëpo pa mundur të mposhtin heroin e mysafirëve, portierin Zhoel Robles.

Në disa raste vendasit kërkonin edhe penalti, mirëpo në asnjë rast arbitri nuk e pa të arsyeshme për të treguar në pikën e bardhë.

Pas këtij barazimi, Reali barazohet me pikë me Barcelonën në pozitën e parë, që të dyja skuadrat nga 22 pikë, mirëpo me “katalunasit” që qëndrojnë në krye për shkak gol averazhit më të mirë, ndërsa pas tyre me nga një pikë më pak ndodhen Atletiko Madridi dhe Sevilja, që në ndeshjen e zhvilluar në “Ramon Sançez Pizhuan” barazuan me shifrat 1:1.

Leave a Reply