Niko Kovaç nuk është më trajner i Bajernit të Munihut

Ka marrë fund aventura e strategut kroat, Niko Kovaç në krye të gjigandëve gjerman të Bajernit të Munihut.

Tekniku kroat edhe zyrtarisht është shkarkuar nga drejtuesit e klubit “bavarez”. Fillimisht ishin mediat gjermane që raportuan një gjë të tillë, më pas edhe vetë skuadra kampione e Gjermanisë.

Nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter, Bajerni ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Kovaç.

Edhe zyrtarisht Bajerni i Munihut shkarkon trajnerin kroat, Niko Kovaç…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 ноември 2019 г.

“FC Bayern ndanë rrugët me trajnerin Niko Kovaç”, – ka sqenë hkrimi i vetëm në faqen zyrtare të Bajernit të Munihut.

48-vjecari Kovaç drejtimin e Bajernit të Munihut e morri verën e vitit të kaluar kur erdhi nga rradhët e Ajntrahtit të Frnakfurtit, ndërsa si koinçidencë, pikërisht ish skuadra e tij i’a bëri “varrin”, pasi disfata 5:1 nga kjo skuadër i dha vulën pakënaqësisë së drejtuesve të klubit, që në  fund gjetën gjuhën e përbashkët për largimin e kroatit.

Me Bajernin e Munihut Niko Kovaç ka arritur të fitojë tre trofe, një titull kampion në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë.

Leave a Reply