Herolind Shala i siguron fitoren Valerengas (VIDEO)

Herolind Shala ka rezultuar deçiziv në fitoren e Valerengas kundër Brann në ndeshjen e vlefshme të javës së 27-të në Superligën e Norvegjisë, teksa realizoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e tij, njofton “infOSport.mk”.

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës realizoi një super gol në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, gol ky që në fund u tregua edhe si vendimtarë për 3 pikët e reja të Valerengas.

Ky gol fiton më shumë në peshë, pasi ishte fitorja e parë pas 12 ndeshjeve pa fitore të Valerengas, që regjistronte 6 disfata dhe 6 barazime.

Ndryshe për  27-vjeçarin Shala, ishte ky goli i 6-të sezonal në 21 ndeshje, që e ndihmuan Valerengan të mbajë pozitën e 9-të me 33 pikë.

Leave a Reply