“Bild” zbulon favoritin për stolin e Bajernit

Prestigjiozja gjermane, “Bild”, ka zbuluar favoritin për stolin e Bajern Munih, pas shkarkimit të Niko Kovaç.

Bordi drejtues i Bajern Munih mbrëmë ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin kroat, Niko Kovaç, pas rezultateve aspak të mira këtë sezon.

Tashmë, dilema kryesore është se kush do ta marrë timonin e gjigantit gjerman? Murinjo? Allegri? Ten Hag?

“Bild” shkruan se favoriti për stolin e “bavarezëve” është Maksimiliano Allegri.

Emri i ish trajnerit të Juventusit lidhet edhe me skuadrën e Arsenalit. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë zyrtare nga Bajerni, për italianin.

Allegri do të ishte italiani i tretë pas Trapatonit dhe Ançeloti që do të drejtonte Bajernin e Munihut.

Leave a Reply