Rafael Nadal zbret nga piedestali serbin Novak Djokoviç

Spanjolli Rafael Nadal është lideri i ri në listën më të re ATP të publikuar gjatë ditës së sotme. Nadal ka zbritur nga piedestali serbin Novak Djokoviç, i cili tashmë ka 640 pikë më pak se spanjolli. Nadal numëron 9585 pikë, teksa Djokoviç 8945.

Pas tyre ndodhet edhe një emër i madh i tenisit botëror, Roxher Federer, që në konton e tij ka 6190 pikë, Danil Medvedev nga Rusia renditet i katërti me 5705 pikë, ndërkohë TOP5-ja mbyllet me austriakun Dominik Tim, që ka tubuar 5025 pikë.

Në mesin e 10 tenistëve më të mirë në Botë bëjnë pjesë edhe Stefanos Cicipas, Aleksander Zverev, Mateo Meretini, Roberto Bautista Agut dhe Gael Monfis.

Renditja – ATP
# Emri dhe mbiemri i tenistit Shteti Pikët
1. Rafael Nadal (Spanjë) 9.585
2. Novak Djokoviç (Serbi) 8.945
3. Roxher Federer (Zvicër) 6.190
4. Danil Medvedev (Rusi) 5.705
5. Dominik Tim (Austri) 5.025
6. Stefanos Cicipas (Greqi) 4.000
7. Aleksander Zverev (Gjermani) 2.945
8. Mateo Beretini (Itali) 6.670
9. Roberto Bautista Agut (Spanjë) 2.540
10. Gael Monfis (Francë) 2.530

Leave a Reply