20-vjeçari Zejnullai, njeriu i titujve te Shkëndija

Edhe pse në moshë të re, 20-vjeçari Arbin Zejnullai është një prej futbollistëve me më shumë tituj në historinë e Shkëndijës, përcjellë “infOSport.mk”.

Pas triumfeve me gjeneratat U18 e U 19, Zejnullai në inventarin e tij ka shtuar edhe dy tituj kampion me ekipin e parë të Shkëndijës dhe dy trofe të Kupës (pa harruar dy vite nën kampion dhe një herë finalist i Kupës).

Paraqitjet e mira e kanë bërë atë një futbollistë standard me kombëtaren U21 të Shqipërisë.

Me fanellën e Shkëndijës si senior numëron 50-të paraqitje në Ligën e Parë (7-të në këtë kampanjë) dhe 4 gola të shënuar, ndërsa është golashënuesi më i ri në historinë e “kuqezinjëve” në Kupat e Europës, pasi si 17-të vjeçarë realizoi golin e tretë në fitoren 0:4 në fushë të Daçia-s së Moldavisë në vitin 2017 në raundin e parë eliminator të Liga Europa.

Një talent si ky me siguri se pritet të ketë një të ardhme të ndritur me Shkëndijën, drejtuesit e së cilës skuadër kanë nuhatur një gjë të tillë dhe ditë më parë i ofruan atij një kontratë të re, që do e mbajë lidhur me “kuqezinjtë” nga Tetova deri në verën e vitit 2023.

Leave a Reply