Murinjo i prish punë Milanit, ua rrëmben Ibrahimoviçin!

Zlatan Ibrahimoviç ka disa ditë që po lidhet me një transferim të mundshëm te Milani, mirëpo së fundmi në pistë ka dalë edhe Totenhami, kjo më shumë për shkak edhe trajnerit të ri të kësaj skuadre, Hoze Murinjo.

Sipas disa prej mediave në Angli, strategu portugez ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës londineze që të kontaktojnë me suedezin 38-vjeçar, i cili edhe pse i shtyrë në moshë është i gatshëm të luaj në nivele të larta.

Ibrahimoviç edhe më parë ka punuar me Murinjon përderisa ishte pjesë e Interit, ndërsa më vonë edhe te Mançester Junajtedi.

Leave a Reply