Nesër luhen ndeshjet e para çerekfinale të Kupës

E mërkura na sjell ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësit e trofeut, Akademia Pandev ndeshjen e parë të kësaj faze e luajnë si mysafirë ndaj Shkupit në Çair.

Shkëndija e Tetovës në fushën e vet pret Rabotniçkin. Duel shqiptar kemi në qytetin e Strugës, ku FC Struga Trim Lum pret Renovën. Ndërkohë përballja tjetër zhvillohet ndërmjet Bregallnicës dhe Labunishtës.

Tre takime luhen nga ora 13:00, ndërsa vetëm përballja Bregallnica-Labunishta zhvillohet nga ora 16:30. Takimet e kthimit çerekfinale do të zhvillohen me 4 mars të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply