Shkëndija pa bomberin Ibraimi ndaj Rabotnikit

Të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës përballë Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra kampione në fuqi e vendit shihet si favorit në këtë përballje, kjo edhe për shkak formës në të cilën gjenden për momentin, por edhe atë të kundërshtarit, që nuk po kalon aspak momente të mira këtë edicion.

Megjithatë “romantikët” për takimin e nesërm mund të jenë të lumtur që te Shkëndija nuk do të paraqitet goleadori i tyre, dhe njëheri golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit vendor, Besart Ibraimi. Mungesa e tij nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim, apo suspendim, por thjeshtë orari i ngjeshur dhe lodhja që paraqitet në këtë fazë të kampionatit, ka bërë që trajneri Ernest Gjoka të pushojë atë, me qëllim që të jetë më i freskët për ndeshjen e fundjavës kundër Vardarit. Përveç tij në listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Rabotniçkit, nuk është përfshirë edhe Mexhit Neziri.

Ndeshja Shkëndija-Rabotniçki nesër në stadiumin e qytetit në Tetovë starton në ora 13:00.

Leave a Reply