“Marin Jurina ka harruar të shënoj”!

Marin Jurina tashmë 6 ndeshje me rradhë nuk arrinë të shënojë me Shkupin, skuadër kjo që sot në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Kupës barazoi pa gola (0:0) ndaj Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi kroat në takimin e sotëm ishte shumë afër golit dhe ndërprerjes së agjërimit prej së shënuari, mirëpo në minutën e 30-të, humbi një penalti, që në fund skuadrës nga Çairi i  kushtoi me disfatë, pasi mysafirët nga Strumica falë golit të shënuar nga Riste Temelkov në minutën e 93-të, nga Çairi u largua me fitore minimale 1:0.

Marin Jurina asesi të shënojë. Sulmuesi kroat humbi penalti përballë Akademia Pandevit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës.

Marin Jurina asesi të shënojë. Sulmuesi kroat humbi penalti përballë Akademia Pandevit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës.

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 4 декември 2019 г.

Jurina për herë të fundit me fanellën e FC Shkupit ka shënuar me 27 tetor në ndeshjen kampionale kundër Renovës në Tetovë, teksa në Çair për herë të fundit kishte shënuar me 28 shtator kundër Shkëndijës, kur i kishte realizuar që të dy golat në atë fitore 2:0.

Ndryshe Jurina numëron 7 gola në 15 ndeshje kampionale dhe 3 gola në 4 ndeshje të Kupës.

Leave a Reply