Gjysmësezoni mbyllet me derbin Vardari-Shkëndija dhe festën e “Shvercerave” në Çair (VIDEO)

Elita e futbollit vendor vjen drejt fundit të gjysmësezonin vjeshtor, kur me ndeshjet e kësaj fundjave mbyllen dy ciklet e para dhe kampionati elitar shkon në pauzë. Gjysmëstinori vjeshtor mbyllet me një derbi kur përballë njëra tjetrës vihen Vardari dhe Shkëndija.

Kuqezinjtë nga Tetova të dielën vijnë si mysafirë në Shkup për të kërkuar fitore përballë rivalit të tyre për titull. Kampionët në fuqi kanë bilanc të mirë ndaj skuadrës nga Shkupi në këtë sezon, kur janë përballur 3 herë, nëse marrim parasysh edhe dy ndeshjet e Kupës dhe një të kampionatit dhe nga tre duelet ndërmjet veti, dy janë mbyllur me barazim dhe një i ka takuar Shkëndijës.

Tetovarët të udhëhequr nga trajneri Ernest Gjoka kërkojnë që të mbyllin këtë gjysmësezon me fitore kundër rivalit dhe gjithashtu me triumf eventual të ngushtojnë diferencën me pikë ndaj Vardarit në renditjen tabelare.

Takim interesant pritet të luhet edhe në Çair me Shkupin që pret Makedonija Gjorçe Petrovin. Kjo përballje përveç që është e rëndësishme në të mirë të ekipit bardheblu për të rimarë veten nga humbja e Shkëndijës në xhiron e fundit dhe disfatës së pësuar në Kupë nga Akademia Pandevi, do të shërbej edhe për pozicion sa më të mirë në mbyllje të gjysmëstinorit. Motiv për të fituar Shkupi në këtë ndeshje do të jenë edhe tifo grupi “Shvercerat” të cilët kanë paralajmruar festën në stadium për 30 vjetorin e themelimit të grupit.

Në xhiron e fundit të gjysmesezonit, dy skuadrat tjera shqiptare Renova dhe Struga Trim Lum i luajnë në shtëpi. Renova në Tetovë pret Rabotniçkin, ndërsa Struga e Jeton Beqirit përballet me Borecin.

Në ndeshjet tjetër që do të luhet të shtunën, Sileksi takohet me Akademia Pandevin në Kratovë. Të gjitha takimet janë programuar të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 13:00.

Xhiroja e 18-te LPFMV

⚽️Gjysmësezoni vjeshtor në elitën e futbollit vendor mbyllet me derbin Vardari-Shkëndija dhe festën e “Shvercerave” në takimin Shkupi-Makedonija Gjorçe Petrov 🔥👇

Публикувахте от Sportmania в Петък, 6 декември 2019 г.

Leave a Reply