ZYRTARE, Berisha pjesë e Akhmat Groznit deri në vitin 2020

“Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të zgjatet. Kemi rënë dakord të nënshkruajmë një marrëveshje të re për tre vite”,  shprehej një ditë më parë drejtori i përgjithshëm i Akhmat Grozny, Akhmed Aydamirov, mirëpo nuk kanë kaluar as 21 orë të plota dhe futbollisti kosovar ka firmosur kontratën e paralajmëruar.

Një gjë të tillë ka bërë të ditur vetë Bernard Berisha përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”, ku shihet edhe në shoqërinë e menaxherit të tij nga Dibra, Shkumbin Qormemeti.

Berisha skuadrës së Akhmat Groznit iu bashkua marsin e vitit 2017-të, ndërsa me kontratën e re, ai pjesë e skuadrës çeçene do të mbetet deri në vitin 2020.

Leave a Reply