Kaseres i sigurtë! Vini bast në mua, sonte i shënoj Romës!

Barazimi në shtesa kundër Interit, ka shtuar vetëbesimin te futbollistët e Fiorentinës, që do të kërkojnë fitoren sonte përballë Romës.

Skuadra nga “Artemio Franki” e drejtuar nga Vinçenci Montella, tashmë 6 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore.

Martin Kaseres ka një eksperiencë të madhe dhe ka arritur tu shënojë gola të gjitha skuadrave të mëdha italiane, përveç Romës.

Ai sonte do të bëjë të pamundurën për të ndëshkuar ekipin nga kryeqyteti dhe beson se do i’a arrijë qëllimit.

“Roma e vetmja skuadër e madhe të cilës nuk i kam shënuar? Do vini bast se i shënoj sonte? Verdhekuqtë janë një skuadër e bukur dhe jam befasuar nga Smalling. Objektivi? Dua të fitoj Kupën e Italisë me Fiorentinën“,-  komenton mbrojtësi uruguaian për “Gazzetta dello Sport” duke buzëqeshur.

Ndeshja Fiorentina – Roma starton në ora 20:45.

Leave a Reply