Roveshata e frikshme, bomberi i Portos bën për spital kundërshtarin (VIDEO)

Skuadra e njohur portugeze e Portos mbrëmë falë golit të shënuar nga ana e japonezit Nakajima (29’) mundi minimalisht 1:0 ekipin e Santa Klara, duke siguruar në këtë mënyrë një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Portugalisë. Edhe pse “Dragonjtë” ishin favoritë absolut në këtë ndeshje, e njëjta doli të jetë shumë e luftuar, e ku nuk munguan edhe dëmtimet.

Ze Luis është golashënuesi më i mirë i Portos me 7 gola, teksa njihet edhe për veprimet e tij akrobatike. Sulmuesi nga Kepi i Gjelbërt shënoi një eurogol me roveshatë në ndeshjen e 2 dhjetorit kundër Ferreira.

Të njëjtën gjë tentoi edhe mbrëmjen e kaluar, por gaboi shënjestër. 28-vjeçari u përpoq të shënonte një tjetër gol me roveshatë, por goditi keq në kokë mesfushorin Rui Filipe.

Lojtari mik u palos në tokë, u largua nga fusha me barelë dhe përfundoi në spital. Nga e gjithë kjo, vetëm karton i verdhë për futbollistin e Portos, Ze Luis. (abcnews)

Leave a Reply