Vedat Muriqi futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2019

Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2019. Sulmuesi prizrenas ka pasur një vit të jashtëzakonshëm si me klubet e tij Rizespor e Fenerbahçe ashtu edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

Gola, asistime e paraqitje të jashtëzakonshme e kanë karakterizuar këtë vit për Vedat Muriqin.

Ai ka shkëlqyer këtë vit me fanellën e përfaqësueses “dardane”, derisa gjithashtu gjatë verës u transferua te Fenerbahçe, ku është duke paraqitje të jashtëzakonshme.

Ai nuk ishte i pranishëm sonte në Prishtinë për të marrë çmimin për shkak të përgjegjësive të tij me klubin turk.

Muriqi mungoi sonte në ndarjen e çmimeve, ndërsa në vend të tij çmimin e pranoi trajneri i përfaqësueses “dardane”, Bernard Çallandes.

Leave a Reply