“Kaos” te klubi i “Serie A”, pritet të largohet trajneri i emëruar vetëm disa javë më parë

Ende pa përfunduar viti 2020, Tiago Mota pritet ti thotë lamtumirë Xhenoas,  skuadrës të cilës iu bashkua disa javë më parë.

Lajmin e bujshëm e bënë të ditur “TuttoMercatoëeb”, që shkruan se një krisje midis drejtuesve dhe trajnerit Mota, është arsyeja kryesore për ndarjen e tyre.

Tiago Mota në krye të Xhenoa erdhi me 22 tetor, ndërsa brenda kësaj periudhe udhëhoqi skuadrën në gjithsej 10 ndeshje (1 në kupë dhe 9 në kampionat), duke arritur dy fitore (1 në kupë dhe 1 në kampionat), 3 barazime dhe 5 disfata.

Sigurisht rezultatet e dobëta kanë sjellë edhe deri te kjo krisje mes palëve, ndërsa tashmë drejtuesit e Xhenoas kanë vendosur për emrin e ri për stolin e tyre. Me shumë gjasa drejtimin e skuadrës së Xhenoas, pjesë e së cilës është edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev, do ta marrë Davide Nikola.

Leave a Reply