Zbulohen prapaskenat! De Ligt dëshironte Barcelonën, mirëpo ja kush e dërgoi atë te Juve!

Matijs de Ligt verën e këtij viti nga Ajaksi u transferua te Juventusi, mirëpo sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, holandezi shumë pak mungonte që të transferohej te Barcelona, aty ku do të luante bashkë me shokun e tij të ngushtë, Frenki De Jong.

Arsyeja e mos transferimit të tij në “Kamp Nou” ka qenë agjenti Mino Raiola, i cili nga ana e “katalunasve” kërkonte një komision prej 8 milion euro, shumë këtë të cilën drejtuesit e Barcelonës nuk u pajtuan që ta paguajnë.

Ishte kjo arsyeja kryesore e mos realizimit të këtij transferimi, shkruan ky burim, që megjithatë këmbëngul se transferimi i Matijs de Ligt te Barcelona do të ndodh në vitin 2022, pasi ëndërra e vetë holandezit është që të luaj për Barcelonën.

Leave a Reply