“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, sot mbrëmja e yjeve në “Air Albania”

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, është kjo iniciativa e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mbledhur sa më shumë të ardhura për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që sa po lamë pas në Shqipëri.

Sot në stadiumin e ri “Air Albania” do të përballen yjet e Shqipërisë, me yjet e Italisë, Turqisë dhe Greqisë. Bëhet fjalë për futbollistë të rëndësishëm që kanë qenë pjesë e këtyre 4 kombëtareve në të shkuarën.

Pjesë e yjeve të Shqipërisë do të jenë emra si Igli Tare, Foto Strakosha, Besnik Hasi, Altin Lala, Ervin Skela, Erjon Bogdani, Alban Bushi etj.

Te Italia spikasin dy kampionët e botës në vitin 2006 Xhianluka Zambrota e Simone Perota apo edhe Zakardo e Kimenti, te Turqia mungon Hasan Shash, por pjesë e këtij spektakli do të jenë, portieri legjendar i Fenerbahçes, Rushtu Reçber, Mehmet Aurelio e Hamit Altintop, ndërkohë që te Greqia diferencën pritet ta bëjnë Karagunis dhe Gekas.

Gjithçka do të startojë në orën 18:30, do të luhen dy gjysmëfinale nga 35 minuta secila dhe më pas finalja e madhe.

Leave a Reply