Struga Trim Lum prezanton futbollistin nga Shqipëria

Struga Trim Lum ka sjell në radhët e veta futbollistin nga Shqipëria, Fjoralb Deliaj. 22 vjeçari ka firmosur kontratë profesionale me ekipin strugan, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që do të luaj jashtë vendit të tij, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur vetëm në kampionatin shqiptar.

Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit, ndërsa ka luajtur edhe për Tiranën. Deliaj është mbrojtës i djathtë dhe këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje, ku ka regjistruar edhe një asist.

Kujtojmë që Struga Trim Lum gjysmësezonin e parë në LPFMV e mbylli në vendin e 6-të të tabelës.

Leave a Reply