Dështon transferimi i Eriksen te Interi!!?

Danezi Kristian Eriksen me shumë gjasa nuk do të transferohet te Interi dhe do të mbetet te Totenhami. Kështu të paktën raporton ‘Independent’, sipas së cilës drejtuesit e Interit nuk kanë plotësuar kërkesat e “spërsave”.

Drejtuesit e skuadrës nga veriu i Londrës për shërbimet e mesfushorit të tyre kërkojnë 25 milion sterlina, mirëpo si duket “zikaltërit” nuk dëshirojnë të harxhojnë një shumë të tillë, duke pasur parasysh faktin se Eriksen është në fund të kontratës me Totenhamin.

Kontrata e Eriksen skadon në qershor, dhe Inter mendon se kjo shumë është e lartë për ta paguar për një futbollistë që pas 6 muajsh do të jetë një agjent i lirë.

Kësisoj 27 vjeçari me gjasë  do të largohet nga Totenhami gjatë verës, si transferim i lirë.

Leave a Reply