Shkupi i nis me barazim miqësoret në prag të stinorit pranveror

Shkupi ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar ndaj Flamurtarit të Prishtinës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në terenet pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa të dy trajnerët vendosën të u japin mundësinë të gjithë futbollistëve që kishin në disponim.

Trajneri i “bardhekaltërve” nga Çairi, Qatip Osmani, e nisi ndeshjen me një formacion të kombinuar, me Jakup Berishën që udhëhoqi sulmin, derisa Marin Jurina e nisi nga banka rezervë, kjo edhe për shkak numrit të vogël të stërvitjeve.

Me inkuadrimin e tij në lojë, FC Shkupi u kanos në disa raste, mirëpo mungoi finalizimi, njëjtë sikurse edhe në anën tjetër, me Flamurtarin që nuk arriti të shënojë në rrjetën e Aleksovskit.

FC Shkupi të dielën do të zhvillojë takimin e dytë miqësor, ndërsa për kundërshtarë sërish do të ketë një skuadër nga kampionati kosovar, skuadrën e Dritës nga Gjilani, që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Ardian Nuhiu.

Leave a Reply