Juve eliminon Romën

Roma nuk ia del të bëjë rezistencë përballë Juventusit në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke u mposhtur me rezultatin 3-1. Bardhezinjve u mjaftuan 45 minuta në “Allianz Stadium” për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale falë golave të Cristiano Ronaldos, Bentecourit dhe Bonuccit.

Reagimi i skuadrës kryeqytetase në pjesën e dytë ishte i vakët, pasi autogoli i Buffonit pas goditjes spektakolare të Under nga distanca (topi fillimisht u përplas në traversë, pastaj në trupin e Buffonit, duke kaluar vijën fatale) ishte shumë për të ndryshuar rrjedhën e lojës dhe përmbysur shifrat.

Sarri preferoi nga minuta e parë “tredhëmbëshin” Ronaldo-Higuain-Douglas Costa dhe zgjedhjet i dhanë të drejtë, pasi nga bashkëpunimi Higuain-Ronaldo erdhi goli i parë në minutën e 26-të, ndërsa Bentacour dyfishoi në të 38-ën pas një kundërsulmi të shpejtë të bardhezinjve.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Douglas Costa gjeti me një krosim perfekt kokën e Bonuccit, i vetmi nga futbollistët bardhezi në pozicion të rregullt.

Juventusi “fluturon” në gjysmëfinale ku do të përplaset me fituesin e çiftit Milan-Torino.

Leave a Reply