Një ditë para nisjes për në Antalia te Shkëndija ndodhin disa lëvizje!

Gjatë ditës së sotme futbollistët e Shkëndijës kanë zhvilluar stërvitjen e tyre të fundit në Tetovë para nisjes për në Antalia të Turqisë. Ekpsedia “kuqezi” gjatë ditës së nesërme udhëton drejt tokës turke, aty ku do të qëndrojnë deri me datë 8 shkurt.

Ndërkohë tashmë disa ditë në kampin “kuqezi” kanë ndodhur edhe disa lëvizje. Gjithçka filloi me largimin e disa prej futbollistëve të rinj, si Ensar Luma dhe Besart Rexhepi, që do të luajnë në formë huazimi te Gostivari, pastaj Arlind Aliti te Struga Trim Lim, dy largimet përfundimtare të brazilianit Stenio Zhunior dhe Berat Beqirit, ndërsa gjithashtu në ekipin e parë nga shkolla e futbollit nga trajneri Ernest Gjoka janë grumbulluar dy super talentët, Almir Rexhepi dhe Florent Ramadani.

Ky i fundit 6 muajt e fundit luante në formë huazimi te Drita e Bogovinës.

Leave a Reply