Çfarë po ndodh me FC Shkupin, plotë 6 largime dhe vetëm 2 afrime!

Plotë 6 largime, pa llogaritur këtu edhe dy huazimet te Gostivari të Musli Likës dhe Xhemail Esatit dhe vetëm dy afrime. Janë këto lëvizjet që kanë ndodhur te FC Shkupi, skuadër kjo që sonte është akomoduar në Antalia të Turqisë, ku do të vijojë edhe fazën e dytë të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Gjithçka nisi me largimet e Mevlan Adilit, Bojan Gjorgjievskit dhe Alban Miftarit, që më pas brenda këtyre dy ditëve të fundit të vijnë edhe 3 largimet e rradhës, Besir Ramadani, Marin Jurina dhe Filip Stojanovski.

Sa u përket afrimeve, deri më tani “bardhekaltërit” kanë arritur akord me sulmuesin e talentuar shkupjan, Jakup Berisha dhe me futbollistin difenziv, Benjamin Demir.

Kujtojmë FC Shkupi në Antalia të Turqisë do të qëndrojë për plotë 16 ditë, ku pritet të zhvillojë edhe 4-5 ndeshje kontrolluese.

Leave a Reply