Adnan Januzaj në qendër të vëmendjes, shqiptari drejt Serisë A italiane

Sulmuesi me origjinë shqitpare Adnan Januzaj është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave. Gazetari sportiv Nicolo Schira ka zbuluar ofertën e bërë nga klubi i Romës drejtuar Real Sociedad pikërisht për Januzaj. Verdhekuqët dëshirojnë ta marrin ish futbollistin e Manchester United në formën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit për shifrën e 14 milion eurove.

Januzaj është prej 2 sezonesh pjesë e Real Sociedad ku në edicionin 2019/2020 ka zhvilluar 11 sfida dhe ka dhënë 3 asist. Klubi i Romës është duke kërkuar zëvendësuesin e Nicola Zaniolos i cili për shkak të një dëmtimi të rëndë mbylli sezonin futbollistik.

Leave a Reply